E Shtunë, 31 Tetor 2026

Norvegjia anulon ndihmat për Greqinë

Nga Express më 21 maj 2011 në ora 13:30

Norvegjia ka anuluar pagesën e huas prej 42 milion dollarëve për Greqinë, për shkak se Athina nuk ka përmbushur detyrimet e marra.

Ministria e Jashtme e Norvegjisë theksoi se Athina ka shkelur edhe rregullat e pranimit të ndihmave.

Norvegjia, e cila nuk është anëtare e BE-së, bëri të ditur se huaja e suspenduar nuk është pjesë e pakos së miratuar të BE-së prej 110 miliardë euro dhe nga FMN.

“Donatorët nuk mund të pranojnë shkeljen e rregullave dhe kërkohet që autoritetet greke të vendosin çështjet dhe të shpalosin dokumentet se sa mjete janë harxhuar”, theksohet në komunikatën e qeverisë në Oslo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›