E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta ne Spanje ne vigjilje te zgjedhjeve

 Spanjollët sfidojnë urdhëresat qeveritare e vazhdojnë protestat në sheshe. Rreth 25 mijë persona e kaluan natën në çadra në Puerta del Sol në Madrid. Dhjetra mijëra vetë nuk nguruan të marshojnë dhe në qytete të tjera spanjolle duke kërkuar reforma politiko-sociale në vendin e zhytur në krizë. 
Tubime massive u regjistruan në Barcelonë, Valencia e Sevilla. Lëvizja e protestës kishte bërë thirrje për tubime në gjithsej rreth 150 qytete. Ndërkaq qeveria e kryeministrit José Luis Rodriguez Zapatero, bëri një hap prapa. Për arsye të zgjedhjeve komunale dhe rajonale në mbarë vendin të dielën tubimet në fundjavë duhet të jenë në fakt të ndaluara, por këto tubime nuk do të shpërndahen për sa kohë vazhdojnë në mënyrë paqësore e nuk  prishin rendin publik. 

Shkaku i protestave që vazhdojnë prej një jave tashmë  është pikërisht gjendja e rëndë ekonomike e Spanjës. Çdo një në pesë njerëz të aftë për punë në këtë vend të eurozonës është pa punë. Papunësia te të rinjtë është gati 45 për qindndërsa për tu përballur me borxhet qeveria po zbaton një plan të rreptë kursimesh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›