E Shtunë, 31 Tetor 2026

16 krimet e vrasësit të arkëtares së bankës

Operacioni i koduar “Banka”, bëri të mundur kapjen e këtij shtetasi, i cili ishte i dënuar më parë në shtetin grek për “Prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike”.

 Nga një hetim intensiv i kryer në orët e fundit, është bërë i mundur dokumentimi i 16 - ngjarjeve të rënda kriminale, të kryera në mënyrë sistematike, për periudhën 2008 – 2012. Konkretisht, ky shtetas akuzohet për vjedhjen me armë të Filialit Raifaisen Bank, ngjarje e ndodhur me 20 Qershor 2008 në sheshin “Rilindja”, disa muaj më vonë, më 21 tetor të po këtij viti, është vjedhur sërish filiali i kësaj banke në Rrugën "Katër Dëshmorët". Filialet e kësaj banke nga ky shtetas janë grabitur edhe në prill dhe nëntor të vitit 2009. Po në këtë vit është vjedhur sërish filiali i Raifaisen Bank në qytetin e Fierit.

Gjithashtu, Gushi akuzohet për tentativë të vjedhjes me armë të pikës së grumbullimit të lekeve të faturave të Ujësjellës Kanalizimeve dhe dritave tek shkolla e baletit, ngjarje e ndodhur me 28 Maj 2010. Po në këtë vit, pikërisht më 7 korrik ka tentuar të grabisë sërish këtë zyrë shtetërore.

 Më 19 korrik, ka realizuar me sukses një tjetër vjedhje të zyrës së grumbullimi të parave të faturave të ujit dhe dritave në afërsi të stadiumin Dinamo, vjedhje të cilët e ka përsëritur sërish më 30 shtator në zonën e Shkollës së Baletit. Gjithashtu, 44-vjeçari, ka tentuar të vjedhë me armë filialin e Postës Shqiptare tek Medrseja, me pasojë plagosjen e rënde të shtetases Malva Dako, ndodhur me 12 Nëntor 2010. Katër ditë më vonë ka tentuar të vjedhës sërish këtë qendër poste.

Më 13 dhjetor 2010, Viktor Gushi, ka vjedhur me armë sportelin e grumbullimit të lekëve të faturave të ujësjellësit dhe dritave në zonën pranë Stadiumit Dinamo. Rreth 1 vit më vonë, më 14 tetor 2011, 44-vjeçari ka tentuar të vjedhë me armë sërish sportelin e pagesës së ujit dhe dritave po në afërsi të Stadiumit Dinamo. Më 21 tetor, ai ka tentorë të vjedhë me armë një argjendari në rrugën “Reshit Petrela”, ku ka mbetur i vdekur argjendari Rrapo Sinanaj. Një muaj më vonë, ai ka grabitur me armë një pikë të Wester Union tek stadiumi Dinamo.

Më 30 janar të këtij vit, Viktor Gushi, ka grabitur me armë filialin e Raiffaisen Bank tek rruga e Dibrës. Ndërkohë, krimi më i fundit i tij është tentativa e vjedhjes me armë e filialit NBG Bank tek sheshi “Shtraus” me pasoje vdekjen e shtetases Leonora Kaloci dhe plagosjen e rëndë të shtetasit Skënder Elmazi, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë.

Në momentin e kapjes në flagrancë këtij shtetasi i është bllokuar me cilësinë e provës materiale një pistoletë TT, si  dhe një krehër me 7 fishekë, kaliber 7.62 mm, maska, doreza, veshja që ka përdorur në ngjarjen e fundit.

“Nga ekzaminimet laboratorike ka rezultuar se me këtë armë, ky shtetas ka kryer vrasjen e shtetasit Rrapo Sinanaj, vrasjen e shtetases Leonora Kaloci dhe plagosjen e rende te shtetasit Skender Elmazi”, thekson policia. U bë ekzekutimi i masës së sigurisë dhe materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2012-03-30 11:06
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›