Vendimi, studentët e Durrësit peticion kundër rektorit

Anëtarët e Senatit Akademik të këtij universiteti, kanë kërkuar shfuqizimin e disa vendimeve.
Problemi i parë i tyre është sipas studentëve është shkatërrimi i Sistemit Amerikan të funksionimit të Universitetit ku provimet bëheshin në tre pjesë dhe shmangej tërësisht korrupsioni, ndërsa tani bëhen me dy pjesë në shumicën e fakulteteve dhe futjen e vjeshtës këtë vit. Sipas studentëve, këto vendime bëjnë që të lulëzojë korrupsioni me dhënien e notave, ndaj kanë kërkuar shfuqizimin e të gjitha vendimeve që kanë çuar në anomali në procesin e vlerësimit dhe të organizimit të provimeve.
Një problem i dytë sipas studentëve, është shkatërrimi i cilësisë së mësimdhënies duke larguar nga Universiteti 8 nga pedagogët më të mirë dhe më të kualifikuar, madje duke i larguar ata në mes të semestrit të dytë. “Kërkojmë revokimin e urdhrit nr. 27, datë 27.03.2012 “Për transferimin e personelit akademik në Filialin e Peshkopisë” të Rektorit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, dhe fraksionet e tij respektive, pasi është i paligjshëm. (Shkel 7 pika t[ rregullores se UAMD-se, shkel 3 nene t[ Statutit te Universitetit, shkel Ligjin e Arsimit te Larte dhe Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë)”, thuhet më tej.
Problem i tretë, për studentët është demokratizimi i Universitetit, duke kërkuar që t’u jepet fund presioneve dhe sulmeve të rektorit ndaj pedagogëve, studentëve dhe personelit administrativ që kërkojnë të përmirësojnë cilësinë e Universitetit. Peticioni është nënshkruar nga 11 studentë, përfaqësues të studentëve protestues. Përveç rektorit të këtij universiteti, Peticioni bëhet për dijeni Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Avokatit të Popullit dhe ministrit të Arsimit. /S.Ll/Start/
2012-03-30 10:41