E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon hetimi mbi rrezimin e helikopterit amerikan ne Afganistan

Aleanca e NATO-s ka filluar punen per sigurimin e vendit ku u rrezua nje helikopter amerikan ne Afganistanin qendror duke vrare 38 persona 30 trupa amerikane shtate komando afgane dhe nje perkthyes.

Rrezimi i aeroplanit ne provincen Wardak shenon humbjen me te madhe per forcat amerikane ne nje incident te vetem qe kur filloi lufta ne fund te vitit 2001.

Zyrtaret amerikane thane se trupat ne helikopter kishin shkuar ne ndihme te nje njesie te ushtrise amerikane qe u sulmua nga kryengritesit.

Koalicioni tha se ka filluar nje hetim per te percaktuar shkakun e rrezimit. Zedhenesi i NATO-s Gjenerali Carsten Jacobsen u tha sot gazetareve se vendi i rrezimit u sigurua dhe aty nuk lejohet asnjeri.

Zyrtaret amerikane thane se 22 prej te vrareve ishin forca speciale SEALS perfshire edhe anetare te ekipit qe vrau Osama bin Ladenin ne Pakistan me 2 maj. Zyrtaret thane se te vraret nga rrezimi i helikopterit nuk moren pjese ne misionin per vrasjen e Ladenit.

Zedhenesi i NATO-s Jacobsen tha se megjithe humbjet tragjike operacionet ushtarake kunder kryengritesve do te vazhdojne dhe armiku do te ndiqet pa pushim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›