E Shtunë, 31 Tetor 2026

Notarja amerikane fillon te pershkoje distancen Havane-Ki Uest

Notarja e fuqishme amerikane Diana Nyad po perpiqet te behet personi i pare qe kalon me not distancen nga Havana e Kubes ne ishujt Keys te Floridas pa mbrojtje nga peshkaqenet.

Nyad filloi notimin per distancen 166 kilometra mbreme ne Florida. Ajo e quajti notin nje moment simbolik per rritjen e mirekuptimit mes Shteteve te Bashkuara dhe Kubes.

Notimi maraton pritet te zgjase 60 ore dhe ka qene nje ender e notares 61 vjecare. Nyad eshte se bashku me nje ekip qe e shoqeron ate me anije. Ne vitin 1978 kur ishte 28 vjec Nyad u perpoq te pershkuante me not te njejten distance por ne ate rast e veshur me mbrojtje nga peshkaqenet. Dallget e forta e detyruan ate ti jepte fund notimit pas 42 oresh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›