Fillon mbushja e gropave, Komuna fton qytetarët të informojnë

Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Infrastrukturës ka filluar rindërtimin, përkatësisht mbulimin e gropave në rrugët ku vërehet që asfalti për arsye të ndryshme është i dëmtuar, thuhet në një njoftim nga Komuna e Prishtinës.
Në projektin për rindërtimin e rrugëve dhe mbulimin e gropave përfshihen të gjitha rrugët e lagjeve dhe fshatrave të territorit të komunës së Prishtinës. Punimet është duke i kryer kompania Strassen bau, ndërkohë që vlera e këtij projekti është 245 mijë euro, mjete këto të ndara nga buxheti komunal.
Me këtë rast, administrata komunale u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Prishtinës që para organit kompetent, Drejtorisë se Infrastrukturës, të paraqesin dëmtimet në rrugët e lagjes se tyre./Indeksonline/