E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naim Bejtullahu zëvendëson Ismajlin në KOSTT

Naim Bejtullahu është emëruar drejtor ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, KOSTT, pak ditë pas emërimit të drejtorit shumëvjeçar të kësaj kompanie në krye të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Vendimi për emërimin e Bejtullahut është marrë nga Bordi i drejtorëve.

Naim Bejtullahu me profesion inxhinier elektrik, ka një eksperiencë mbi 35 vjeçare në operim të sistemeve të transmisionit dhe shpërndarjes, si dhe në rregullim të sektorit të energjisë si komisionar. Para emërimit Kryeshef Ekzekutiv i KOSTT, Bejtullahu ka ushtruar funksionin e zëvendëskryeshefit për zhvillim./Indeksonline./
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›