Shmanget një incident ndëretnik në Shkup

Një incident me përmasa ndëretnike është shmangur sot në sheshin e Shkupit. Protagonistë kanë qenë disa tifozë të klubit të futbollit “Vardar” dhe disa të rinj shqiptarë, të cilët kanë këmbyer fyerje dhe akuza.
Kjo gjendje ka tmerruar në masë të madhe kalimtarët e rastit, të cilat janë gjetur. Në mesin e tyre kanë qenë edhe disa nëna shqiptare me shami, ndërsa turmën ka arritur ta shpartallojë policia.
Sonte në arenën sportive “Filipi i dytë”, siç dihet, luhet ndeshja futbollistike mes ekipit të Vardarit dhe atij gjerman në ligën e parë Schalke.
Arenat sportive tani për tani janë ata që po i fryjnë zjarrit sa u takon raporteve ndëretnike, ndërsa nuk është hera e parë që të këtë incidente të këtij lloji. I fundit ishte anulimi i ndeshjes mes rivalëve tetovarë Shkëndija dhe Teteks në Shkup, e cila pritet të luhet në fundjavë, por pa publik./Indeksonline./