Fillon mësimi me orar të reduktuar
Nxënësit e Gërdecit dhe të fshatrave përreth fillojnë mësimin me orar të reduktuar. Një pjesë e këtyre fëmijëve u është rikthyer shkollave, në zonat që kanë qenë më pak të dëmtuara dhe të goditura nga tragjedia e shpërthimit të municioneve.
Ka qenë vetë kryetari i Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili, i cili ka pohuar se në shkollat 9-vjeçare të fshatit Marikaj, Muçaj, si dhe në shkollën e mesme të Vorës, kanë filluar riparimet e tyre me ritme të përshpejtuara. "Në këto shkolla nxënësit janë rikthyer, ku dhe kanë zhvilluar mësim, por me orar të reduktuar", shprehet Ismaili. Ai sqaron se po punohet në drejtim të riparimit të pasojave dhe dëmeve materiale të shkaktuara nga shpërthimi i fuqishëm. Ndërsa ka shtuar se po vazhdon puna për pastrimin dhe sistemimin e bazës materiale, por njëkohësisht edhe për evidentimin e nxënësve, një pjesë e të cilëve janë lënduar nga shpërthimi, apo janë zhvendosur në zona të tjera. Një tjetër problem vihet re në shkollat e Gërdecit. Sipas kreut të bashkisë edhe pse shkolla në këtë fshat mund të rindërtohet në një kohë rekord, pamundësia e kthimit të familjeve pranë vendbanimeve të tyre, e vështirëson rinisjen e mësimit aty.