Ronaldinjo, vëllai mendon ta blejë
Gazeta spanjolle "Marca" ka bërë të ditur një hipotezë shumë të çuditshme për të ardhmen e Ronaldinjos. Sipas saj, braziliani mund të blihet nga vëllai i tij, Roberto De Asis, i cili luan edhe rolin e menaxherit të futbollistit dhe ka një klub në Brazil. De Asis mund të shfrytëzojë nenin 17 të rregullores së FIFA-s dhe do të shpenzojë vetëm 16 milionë euro për të blerë vëllain e tij.