KE: Pastroni historinë nga urrejtja ndëretnike
Këshilli i Evropës e këshillon Shqipërinë të rishohë tekstet e historisë. Orientimet e KE-së dhe organizmave të tjerë kanë të bëjnë kryesisht me eliminimin e klisheve negative, gjuhës së urrejtjes a përçmimit ndaj fqinjëve, apo të një populli ndaj një populli tjetër. Lajmin e bën të ditur Ministria e Arsimit, përmes zyrës së shtypit. Leksionet evropiane për dhënien e lëndës së historisë në shkolla kërkojnë ndër të tjera edhe përshtatjen e kurrikulës së kësaj lënde me standarde dhe struktura të përbashkëta në nivel evropian. Vendi ynë është përfshirë në projektet e KE-së në këtë drejtim dhe është angazhuar të ngrejë grupe ekspertësh të historisë për t‘i përshtatur kurrikulat e lëndës së historisë, që nga klasa e katërt fillore deri në klasën e dymbëdhjetë të arsimit të mesëm me standardet evropiane.
MASH bën të ditur se "qëllimi i grupeve të ngritura në bazë të marrëveshjeve të përbashkëta mes shteteve nuk ka të bëjë me hartimin e teksteve të përbashkëta, por me analizën dhe shqyrtimin e teksteve të historisë të vendeve përkatëse për të parë plotësimin e standardeve të organizatave evropiane mbi mësimdhënien e historisë". Në mësimdhënien e historisë shkollore kërkohet nga KE: përshtatja e kurrikulës së historisë me standarde dhe struktura të përbashkëta në nivel evropian. Po kështu, tekstet me terminologjinë e tyre nuk duhet të nxisin urrejtjen, paragjykimet ndër shtresat e një populli, por edhe midis vendeve të ndryshme. Kërkesa e tretë konsiston në vendosjen e lidhjeve të ngushta midis trajnimit akademik dhe atij praktik. "Forcimi i kontekstit multikulturor në mësimin dhe mësimdhënien e historisë. Lidhjet midis historiografisë dhe didaktikës së historisë. Kontributi i historisë dhe i mësimdhënies së saj në politikat e edukimit". Janë tri pika të tjera të rëndësishme të KE-së, për Shqipërinë.