UT, 5000 studentë mbeten pa bursa
Rreth 5000 studentë të fakulteteve të UT-së, vijnë çdo ditë vërdallë në pritje të bursës. Kanë trokitur disa herë në dyert e zyrës së financës, por pa përgjigje pozitive. "Nuk kemi marrë bursat ende dhe askush nuk na sqaron se kur mund t‘i marrim", u shpreh Marsida, studente e Fakultetit të Mjekësisë.
I pyetur për shqetësimin e të rinjve, kancelari i Universitetit të Tiranës, Hysen Hoda, u shpreh se ende nuk është ndarë buxheti i vitit 2008. Por u premtoi studentëve se brenda datës 2 prill do t‘u shpërndahen bursat në numrat e tyre të llogarisë.
Në 8 fakultetet e UT-së, trajtohen me bursa 5 mijë studentë. Kjo, pasi nuk kanë të ardhura të mjaftueshme nga familjet e tyre. Buxheti i shtetit ka akorduar një fond prej 150 milionë lekësh për bursat e këtyre studentëve. Sipas Hodës, ky fond është më i madh se i një viti më parë. Shpërndarja e këtij buxheti bëhet nga rektorati, i cili kalon direkt paratë në llogari të studentëve. Kjo në bazë të listave që ka dërguar çdo fakultet. Theksojmë se të dhënat ndryshojnë vetëm për vitet e para, ndërsa për vitet e dyta deri në të katërta janë të njëjtat lista. Me vendim qeverie është rritur numri i studentëve përfitues, ku përveç kushteve ekonomike është futur si kriter edhe rezultati në mësime.
Për sa u përket vonesave të këtij tremujori, rektorati shfajësohet me mungesat në stafin administrativ. "Kemi më pak financierë në dispozicion", tha Hoda, ndërsa shtoi se "shkak i vonesës është bërë edhe senati edhe këshilli i administrimit që u akredituan me vonesë këtë vit".
Pagesa mujore ose ndryshe bursa është 8000 lekë për të gjitha fakultetet, përjashtim bën Akademia Sportive, ku studentët marrin 8500 lekë në muaj. Ndërsa, nxënësit e shkollave të mesme që rrinë në konvikte marrin 5 mijë lekë në muaj. Në bazë të vendimit të qeverisë për vitin akademik 2007-2008, në të gjithë vendin duhet të trajtohen me bursë rreth 12 mijë nxënës dhe studentë. Ata janë fëmijë, që vijnë nga familje me të ardhura të pakta ekonomike, jetimë, invalidë, si dhe në një numër më të vogël studentë që dalin me notë mesatare mbi 8. Kështu, ka bursa sipas meritës, përveç bursave për shkaqe ekonomike. Në këtë kategori, shumica e përfituesve janë studentët dhe më të pakët nxënësit. Në bazë të meritës, do t‘u jepet bursë nxënësve me rezultate të shkëlqyera në provimin e Maturës Shtetërore 2007, numri i të cilëve është 25". Po kështu, përfitojnë edhe ata studentë që regjistrohen në vitin e parë të shkollës së lartë që kanë mbaruar shkollën e mesme me medalje të artë.
Për nxënësit është shtuar edhe një kategori e re që përfiton dhe janë ato të shkollave profesionale me rezultate të shkëlqyera në mësime. Ndërsa kriteret ekonomike të përfitimit të bursës janë të ngjashme me të viteve të mëparshme. Sipas kriterit ekonomik, përfitojnë bursë nxënësit dhe studentët që vijnë nga familje me të ardhura të pakta.