E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon ne Kosove leshimi i pasaportave biometrike

Komisioneri i Bashkimit Evropian per zgjerim Stefan Fuele gjate prezantimit te raportit te progresit per Kosoven me 12 tetor tha se Kosova ne fund te ketij viti do ta merr udherrefyesin per te nisur zyrtarisht negociatat me Komisionin Evropian per liberalizimin e vizave. Tash per tash akoma nuk dihet se sa mund te zgjasin keto negociata.

Ne ceremonine e sotme te aplikimit per pasaportat e para bioemtrike qe u zhvillua ne Prishtine kryeministri Hashim Thaci tha Duke marre parasysh qe deri me tani kemi shenuar nje progres substancial ne fushen e liberalizimit te vizave si ne fushen e riatdhesimit dhe riintegrimit ne regjimin e integruar te kufijve sot po e avancojme kete proces me leshimin e pasaportave biometrike. Me digjitalizimin e regjistrit civile dhe leshimin e pasaportave biometrike ne tashme mund te themi qe dita kur qytetaret e Republikes se Kosoves mund te levizin pa viza do te behet nje realitet shume shpejt tha kryeministri Hashim Thaci.

Zyrtare te Ministrise se Puneve te Brendshme te Kosoves thane se procedura per aplikim per pasaporta biometrike eshte shume e thjeshte ndersa pasaportat do te prodhohen ne Austri dhe jane te standardeve evropiane.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›