E Diel, 1 Nëntor 2026

Anetaresim i plote per palestinezet ne UNESCO - SHBA nderpresin kontributet

Ovacione ne kembe nuk ka shpesh ne konferencen e pergjithshme te UNESCO-s ne Paris. Te henen 31.10. te deleguarit u ngriten nga karriget kur ministri i Jashtem i palestinezeve Riad Maliki kerkoi perfshirjen e vendit te tij ne Unesco. Dhe kur drejtuesja e takimit shpalli pastaj rezultatin e votimit ngazellimi nuk njihte kufij Zonja dhe zeterinj konferenca e pergjithshme ka miratuar kerkesen e Palestines per tu pranuar ne UNESCO.

Me shume se dy te tretat e deri tani 193 shteteve anetare i dhane palestinezeve mundesine per nje sukses te tille historik. Sepse sipas rregullores se UNESCO- vetem shtetet mund te behen anetare te plota te kesaj organizate te OKB-se. Nese Palestina eshte tani nje shtet apo jo kjo eshte politikisht shume e diskutueshme. Ambasadori palestinez ne UNESCO Elias Sanbar ka argumentuar ne menyre te perseritur ne kete drejtim Kjo nuk ka te beje aspak me politike simbolike. Kjo eshte per Palestinen nje ceshtje shume emocionale. Ne dalim nga ku ishim strukur dhe behemi te dukshem perseri.

Gjermania refuzon kerkesen palestineze

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri i Jashtem palestinez Riad al-Maliki djathtas dhe ambasadori palestinez ne UNESCO Elias Sanbar

Sidomos kombet e medha e te rendesishme nuk i kane njohur ende si shtet autoritetet autonome. Permes anetaresise ne kete organizate nderkombetare palestinezet shpresojne si te thuash te hyjne nga dera e pasme e bashkesise se shteteve. Ne kete kuader Palestina ka kerkuar edhe pranimin ne OKB. Kjo kerkese eshte ende ne diskutim ne nentor do te merret vendimi. Prandaj edhe Gjermania ka votuar kunder anetaresise se palestinezeve ne UNESCO. Nuk duhet dale para OKB-se thuhet nga Gjermania edhe pse ajo mbeshtet qarte nje shtet palestinez. Edhe i ngarkuari amerikan solli diskutimet ne OKB si argument ne UNESCO SHBA jane absolutisht kunder kesaj kerkese. Sepse Keshilli i Sigurimit i OKB-se diskuton momentalisht per pranimin e Palestines. Ne mendojme se nuk eshte arsyeshme qe nje nenorganizate e OKB-se te marre me pare ketu nje vendim.

SHBA nderpresin kontributet

Tani vendimi eshte marre edhe kunder vendimit te SHBA-se. SHBA nderpret tani kontributet per UNESCO-n. Kete e kishin paralajmeruar. Edhe Izraeli nuk do te paguaje me. Keshtu UNESCO duhet te heqe dore nga nje e katerta e te ardhurave. Kjo eshte e veshtire por e kapercyeshme mendon Agnes Levallois nje arabiste  franceze.

Bildunterschrift Mahmoud Abbas kerkon anetaresimin ne OKB Ajo ve ne dukje se SHBA e kane bojkotuar UNESCO-n nje here per 20 vjet me rradhe Pagesat filluan te beheshin perseri para disa vjetesh. Unesco eshte mesuar me keto nga SHBA nuk kane ardhur para.  Por natyrsisht disa programe duhen nderprere.

Procesi i paqes ne rrezik

Pra vendimi i sotem do te kete pasoja ne punen e UNESCOS. Por edhe me tej. Sepse per cudi edhe Franca e miratoi kerkesen e Palestines deri tani ishte menduar se do te abstenonte. Ambasadori izraelit ka njoftuar se vendet qe i kane ndihmuar Palestines per ne UNESCO nuk do te marrin pjese ne te ardhmen ne procesin e paqes pra as Franca. Me perfshirjen e Palestines ne UNESCO procesi i paqes me Izraelin pritet te behet me i veshtire dhe jo me i lehte.

 Autor Daniela Kahls/Angjelina Verbica

Redaktoi Aida Cama
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›