E Diel, 1 Nëntor 2026

Preteni Korrupsioni ne Kosove po hetohet por nuk po luftohet

DW Zoti Preteni ne raportin e fundit te Progresit per Kosoven si shqetesim i vecante permendet korrupsioni shume i larte ne Kosove. fare ka bere agjencia juaj ne luften kunder korrupsionit

Preteni Raporti i progresit per Kosoven ishte real. Ai vetem teknikisht po shkruhet ne Bruksel ndersa permbajtja e tij realisht po shkruhet ketu dhe ne te gjithe jemi aktor te perpilimit te ketij raporti. Per agjencine nuk ka verejtje ne raport por kjo nuk na bene te lumtur sepse per korrupsionin ne Kosove ka shume verejtje. Ka nje progres ne angazhimet ne parandalimin e korrupsionit ka nje progres ne angazhimin e mekanizmave antikorrupsion me prokurorine e shtetit por nuk ka progres ne luften kunder korrupsionit. Ne e kemi theksuar edhe ne raportet tona se gjykatat nuk jane duke i trajtuar ne nivelin e duhur rastet per korrupsion. Marr nje shembull gjate vitit 2010 gjykatat ka shqiptuar vetem gashte denime me burg per vepra qe kane te bejne me korrupsion. Nese krahasojme me 530 aktakuza qe kane bere prokurorite del qe korrupsioni ne Kosove po hetohet por nuk po luftohet.

DW Ju thate se gjate vitit 2010 jane shqiptuar vetem gjashte denime jane te prekurit zyrtare te profilit te larte

Preteni Asnjeri prej tyre nuk eshte zyrtare i nivelit te larte.

DW Zoti Preteni sa raste ka hetuar agjencia juaj deri tash

Preteni Me 31 dhjetor te vitit te shkuar kemi raportuar se kemi ushtruar me shume se 200 kallezime penale dhe ne keto kallezime penale jane me shume se 600 emra te personave ne perfshirje ne veprime te mundshme korruptive dhe ne mesin e ketyre ka nivele te ndryshme te zyrtareve te institucioneve te vendit duke filluar prej kryetar komunash gjyqtare prokurore drejtor te ndermarrjeve publike dhe ministra.

DW Zoti Preteni nga kjo qe thoni ju nuk jeni te kenaqur me punen e gjykatave gjithe keto kallezime dhe pothuaj asnje denim

Preteni Definitivisht gjyqesori nuk mund te ankohet per kushte. Jane pavaresuar ne aspektin financiar pagat e gjyqtareve dhe prokuroreve jane rritur 300 pastaj edhe numri i gjyqtareve dhe prokuroreve eshte ne rritje e siper dhe mendoj se jane krijuar te gjitha kushtet qe ata te rezultojne me pozitivisht.

DW Zoti Preteni ne baze te analizave tuaja ne thelb ku qendron problemi i mosangazhimit te gjykatave megjithe keto kallezime penale per te cilat flisni. Ka nderhyrje politike ne gjykata

Preteni Ne si agjenci nuk kemi nderhyrje politike. Te gjitha kerkesat tona si nga qeveria si nga kuvendi jane plotesuar ndersa sa i perket gjykatave ata duhet te flasin a kane pengesa apo jo. Une mendoj se nje nga aresyet se pse nuk ka rezultate eshte se rezultatet nuk po kerkohen nga gjykatat te cilat duhet te jene edhe me transparente. Qytetaret kane nevoje te dine se gjyqesori po punon nese deshirohet qe qytetaret te nderrojne mendim. Jane 68.7 te qytetareve te vendit nuk i besojne sistemit te drejtesise. Ky eshte nje rrezik shume i madh sepse korrupsioni ndikon ne te gjitha poret e jetes.

DW Zoti Preteni a heton agjencia juaj edhe personelin e pranise nderkombetare ne Kosove apo vetem qytetaret e Kosoves

Preteni Ne kemi detyre te bashkepunojme edhe me autoritet nderkombetare dhe ne me xhelozi tentojme ta ruajme parane publike. Nese kemi informacione per perfshirje te nderkombetareve ne korrupsion ne informacionet i percjellim tek mekanizmat nderkombetar me te cilat kemi marredhenie te mira bashkepunimi.

DW Keni pasur ndonje rast konkret te perfshirjes se nderkombetareve ne korrupsion

Preteni Jo ne kete faze mirepo gjate kohes se administrimit te Kosoves nga UNMIK-u po. Ato raste i kemi percjellur tek autoritetet e UNMIK-ut.

DW Zoti Preteni a keni ndonje rast qe po hetoni nga profili i larte politik

Preteni Une e thashe se ne mesin e 600 emrave ka pasur dhe ne mesin e 60 apo 70 emrave qe po hetohen sivjet ka emra te profilit te larte qe lidhen me institucionet e larta te vendit.

Intervistoi Bekim Shehu

Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›