E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon numërimi i votave me kusht

Nga Express më 27 janar 2011 në ora 13:21

Pas përmbylljes së procesit zgjedhor me rivotim në disa komuna, të enjten në mëngjes në Qendrën për Numërim dhe Rezultate (QNR), ka filluar edhe procesi i numërimit të votave me kusht, i cili pritet të përfundojë nesër.

Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj, bëri të ditur se janë gjithsej 31 395 vota me kusht, prej të cilave 79 për qind janë të konfirmuara e 21 për qind të refuzuara, transmeton KosovaPress.

Ai nuk ka përjashtuara mundësinë që gjatë numërimit të ketë edhe vota tjera që do të refuzohen.

Po ashtu pjesë e këtij numërimi të votave me kusht janë edhe votat e dërguara me postë dhe votat e personave me aftësi të kufizuar.

Dihet se procesi i numërimit të votave me kusht ka filluar me dy ditë vonesë, për shkak të rivotimit që ka qenë në tri komuna më 9 janar dhe rivotimit më 23 janar në Mitrovicë.

Ndërkaq pas rivotimit në Mitrovicë, vetëm dy ankesa janë miratuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, nga 13 sa ishin paraqitur. Për ankesat e miratuara do të ketë dënim me gjobë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›