Fillon play-offi

Cristiano Ronaldo mungon për Portugalinë, ndërsa Franca duhet të përballet me mungesën e të lënduarit Franck Ribery, derisa dy prej favoritëve kryesorë përgatiten për ndeshjet e play-offit për kualifikim në Kampionatin botëror 2010.
Edhe pse Portugalia dhe Franca ende mund të llogariten si favorite, ndeshjet e play-offit nga regjioni i Evropës, të cilat zhvillohen të shtunën dhe të mërkurën, duken të barabarta.
Portugalia takohet me Bosnjën dhe Hercegovinën në Lisbonë, Franca udhëton në Dublin ku e pret Irlanda, Rusia është nikoqire e Sllovenisë në Moskë, ndërsa Greqia dhe Ukraina takohen në Athinë në ndeshjet e para të shtunën.
Në Oqeani -Azi, Zelanda e Re luan kundër Bahrejnit në Wellington, ndërsa në çiftin e play-offit nga Amerika e Jugut, Kosar Rika e pret Uruguain në San Jose të dielën.
Futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo do të mungojë për Portugalinë kundër Bosnjës për shkak të lëndimit në nyjën e këmbës. Është dëshpërim i madh që nuk jam në gjendje ti ndihmoj Portugalisë e sidomos në një ndeshje vendimtare si kjo kundër Bosnjës. Do të shkoj në stadium për të përkrahur bashkëlojtarët. Jam i sigurt se kualiteti i lojës sonë do të përmbyllë gjithçka dhe më pas do të jem në zhveshtore, duke festuar hapin e parë drejt Kampionatit botëror, tha sulmuesi i Real Madridit.
Bosnja, që përfundoi e dyta pas kampionit të Evropës, Spanjës në grupin e tyre kualifikues, e konsideron vetën si autsajder, edhe pse Portugalia mezi arriti të del e dyta në grupin e fituar nga Danimarka.
Ata kanë ekip të mirë me përvojë të madhe, edhe pse kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi shans. Janë dy ndeshje dhe do të japim maksimumin. Gjithçka është e mundshme, tha sulmuesi Edin Dzeko.
Franca do të shpresojë që fushata e dobët kualifikuese do të mbetet pas tyre kur përballet me Irlandën e Giovanni Trapattonit në Dublin. Ndërsa Greqia nën drejtimin e Otto Rehhagel, duhet të kalojë Ukrainën nëse dëshiron të kualifikohet për herë të parë në Kampionatin botëror pas tri përpjekjeve të fundit të dështuara.
Rusia e drejtuar nga Guus Hiddink është favorit për të tejkaluar Slloveninë. Mirëpo, Sllovenia - që ishte afër kualifikimit të drejtpërdrejtë - është e gatshme të shkaktojë një tjetër befasi.
Kosta Rika është rikuperuar nga dëshpërimi i dështimit të kualifikimit të drejtpërdrejtë dhe është e gatshme për Uruguain. Zelanda e Re takohet me Bahrejnin në Wellington me synim të rikthehet në Kampionatin botëror për herë të parë nga debutimi në Spanjë më 1982, ndërsa Bahrejn kërkon kualifikimin për herë të parë.
Çiftet e play-offit
Rusia-Sllovenia 18:00
Greqia-Ukraina 20:00
Irlanda-Franca 22:00
Portugalia-Bosnja dhe H. 22:30
Zelanda e Re-Bahrejn 09:00
15 nëntor
Kosta Rika-Uruguai 04:00