E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtohet Lampard, fajin e ka avioni

Sipas asaj që raporton sot e përditshmja britanike “Sun”, Lampard e ka lënë në mes stërvitjen në prag të ndeshjes miqësore ndaj Brazilit në Doha të Katarit. Faji për këtë problem të mesfushorit anglez duket se është i avionit me të cilin udhëtoi kombëtarja e Fabio Kapelos.

Në përpjekje për të mos shpenzuar shumë, federata e futbollit në Angli kishte zgjedhur një avion normal, me të cilin udhëtimi për në vendin aziatik zgjati plot shtatë orë. Menjëherë sapo zbritën në areoport, lojtarët anglezë filluan të ankohen për dhimbje të muskujve.

Kjo ka bërë që drejtuesit e Çelsit të mbeten të pakënaqur me zyrtarët e federatës dhe t’i kërkojnë asaj një shumë prej 151 mijë stërlinash (rroga javore e Lampardit), si dëmshpërblim për çdo javë që ai do të kalojë jashtë fushave të lojës.

Me këtrë dëmtim, Lampard do të humbë ndeshjet përballë Arsenalit, Mançester Sitit, Ulverhemptonit dhe Evertonit në Premier Ligë, si edhe përballjet me Porton dhe Apoel Nikozian në Ligën e Kampionëve.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›