Lipi kundër Francës: Forca Irlanda!
Marçelo Lipi ka folur sot në konferencën për shtyp, një ditë para takimit miqësor që Italia do të luajë në Peskara përballë Hollandës. “Nga publiku kërkoj vetëm që nëse luajmë keq, të na japë vetëm dhjetë minuta më tepër. Pra të presë fundin e ndeshjes, para se të shprehë pakënaqësinë e tij”, tha midis të tjerash ai.
Në përballjen e nesërme me “Tulipanët”, Lipi ka thirrur dy lojtarë të rinj, Paladinon (luan te Xhenova) dhe mesfushorin e Livornos, Kandreva. Me shumë mundësi, të dy këta futbollistë do të jenë nesër që nga minuta e parë në fushën e lojës.
Në fund, numri një i pankinës “azurre”, ka dhënë edhe një mendim në lidhje me takimin që do të luhet nesër midis Francës dhe Irlandës së Xhovani Trapatonit, i vlefshëm për fazën play-off të eliminatoreve të Kupës së Botës. “Do të bëj gjithnjë tifo për italianët, në rastin konkret për Trapatonin dhe Tardelin”, theksoi Marçelo Lipi.