Kuze teston kuqezinjtë kundër Estonisë

Kombëtarja shqiptare, të premten ka përfunduar përgatitjet, para ndeshjes miqësore kundër përfaqësueses së Estonisë, e cila do të zhvillohet të shtunën (sot), në kryeqytetin estonez, Talin.
Kuqezinjtë nuk kanë mundur të përgatiten sipas planprogramit, pasi në Estoni ka mbretëruar një mot i ftohtë me të reshura bore. Megjithatë, selektori Josip Kuze është munduar ta përgatitë skuadrën për këtë ndeshje.
Trajneri kroat kundër përfaqësueses estoneze pritet ti testojë disa futbollistë që kanë pasur minutazh më të vogël në ndeshjet e zhvilluara, në kuadër të kualifikimeve për botërorit Afrika e Jugut 2010.
Në përballjen e së shtunës, nga minuta e parë pritet të luajnë: në portë Isli Hidi, në mbrojtje; Armend Dallku, Lorik Cana, Debatik Curri dhe Ansi Agoli, mesfusha pritet të përbëhet nga: Klodian Duro Gliman Lika, Elis Bakaj, Jahmir Hyka dhe Ervin Skela, derisa i vetëm në sulm do të jetë Hamdi Salihi.
Mendoj se këtë radhë do të luajë Hidi. Në mbrojtje nuk mund të eksperimentoj. Agolli, Cana, Curri dhe Dallku do të luajnë në vijë. Po mendoj që Duro dhe Lika të luajnë përpara mbrojtjes si mesfushorë. Hyka, Skela dhe Bakaj do të ndihmojnë sulmuesin e vetëm, që do të jetë pa dyshim Salihi, ka thënë Kuze, për të përditshmen sportive Sport Ekspres.
Ndeshje ndërmjet Estonisë dhe Shqipërisë, e cila do të zhvillohet në orën 15:00, do ti ndihmojë ish-trajnerit të Dinamos, që të shohë nga afër formën e të përzgjedhurve të tij.