Vodhi 31 vjet më parë 1,30 euro, shkarkohet nga puna
Brandeburg -Një arkëtare supermarketi është shkarkuar nga puna, pasi e Gjykata e ka shpallur fajtore për vjedhjen e 1,30 eurove, rasti i të cilës solli një lëvizje solidariteti në Gjermani. Ngjarja ka ndodhur jo tani, por 31 vjet më parë. Barbara E. akuzohet nga punëdhënësi i saj, vargu i supermarketeve "Kaiser's" se ka përdorur në përfitim të saj dy bono me vlerë 48 dhe 82 cent, të marra në këmbim të dorëzimit të shisheve të harruara nga një klient në supermarketin në lindje të Berlinit ku ajo punonte. Ajo ishte pushuar nga puna pa paralajmërim në janar të vitit 2008.
Gjykata e punës në Brandeburg gjykoi dje në instancën e dytë se pushimi nga puna kishte baza, duke treguar se faktet ishin konfirmuar nga dëshmitarë dhe nga lista e arkës. "Prona e punëdhënësit nuk ishte në dispozicion të punonjësve cilado qoftë shuma, madje edhe nëse ka ndodhur shumë kohë përpara", mësohet nga komunikata e gjykatës, që përmend një "humbje të pariparueshme të besimit" mes punëmarrëses dhe punëdhënësit.
Konfederata e sindikatave gjermane, DGB, kritikoi dje gjykimin e dhënë duke e quajtur "shumë zhurmë për asgjë". Arkëtarja, e cila punonte që prej 31 vjetësh për të njëjtin varg supermarketesh, pronë e shtetit gjatë RDGJ-së dhe e blerë nga firma "Kaiser's" pas ribashkimit, u shpreh se pjesëmarrja e saj në greva ka luajtur një rol në pushimin e saj nga puna.
Nënë e tre fëmijëve dhe dy herë gjyshe, kjo grua rreth të 50-ve u bë e famshme në Gjermai me emrin "Emmely". Një komitet u krijua në mbështetje të saj dhe shumë zyrtarë politikë dhe sindikalistë janë shprehur në mbrojtje të saj.