Sarkozy: Të mbrohet industria sikur në SHBA
Paris -Presidenti francez, Nicolas Sarkozy tha sot se do t'i kërkojë Bashkimit Evropian t'i mbrojë industritë e tij në të njëjtën mënyrë siç po bën edhe SHBA-ja. "Që prej të dielës së ardhshme, Italia dhe Franca do të flasin me një gjuhë të ashpër dhe do t'i kërkojnë Evropës (në një samit krize të Bashkimit Evropian) të marrë vendime të forta", tha Sarkozy në një konferencë shtypi në Romë së bashku me kryeministrin italian, Silvio Berlusconi.
"Nëse Shtetet e Bashkuara i ndihmojnë fermerët e tyre, siç po e bën në fakt, edhe ne në Evropë mund të bëjmë të njëjtën gjë. Nëse SHBA e mbron industrinë e saj, siç po e bën në fakt, ndoshta edhe ne në Evropë mund të bëjmë të njëjtën gjë", tha Sarkozy.