E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, shkatërrohet një grup falsifikimi të eurove

Beograd -Një rrjet ndërkombëtar i prodhimit dhe shpërndarjes së kartëmonedhave false me prerje 100 euro, është shkatërruar nga policia serbe, në bashkëpunim me Europolin. Katër persona janë arrestuar në Beograd, të cilët dyshohen se kanë qenë pjesë e rrjetit për falsifikimin e eurove, që më pas janë shpërndarë në Austri, Gjermani, Greqi, Itali, Slloveni dhe Holandë.

Ndërmjet të arrestuarve është edhe një shtetas 37-vjeçar serb, për të cilin dyshohet se është shef i grupit ndërkombëtar falsifikator. Europoli mendon se nëpërmjet këtij rrjeti janë lëshuar në qarkullim 13 500 kartëmonedha të falsifikuara.

Banka Qendrore Evropiane muajin e kaluar njoftoi se në gjysmën e dytë të vitit 2008, vëllimi i kartëmonedhave të falsifikuara që ndodheshin në qarkullim ishte rritur 13 për qind.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›