E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon së shpejti rindërtimi i sheshit "Skënderbej"

Bashkia e Tiranës do të fillojë shumë shpejt punimet në sheshin "Skëndërbej". Kryetari i bashkisë Edi Rama firmosi kontratën me përfaqësuesit të qeverisë kuvatjane Ismail Alshati dhe përfaqësuesve të kompanisë MAK Albania. Kryebashkiaku Rama do ta vlerësonte këtë kontratë si një përmbyllje të suksesshme të punë që do të bëhet për rindërtimin e sheshit "Skënderbej". Punimet në sheshin Skënderbej do të kryhen sipas një projekti modern të hartuar nga studioja belge 51 N4E, e cila fitoi konkursin ndërkombëtar për projketin e këtij sheshi një vit më parë. Shuma e akorduar nga qeveria kuvaitjane për rikonstruksionin arrin në 5 milion euro. Por ky bashkëpunim synohet të shtrihet dhe në vepra të tjera të rëndësishme të Tiranës. Një ndër projektet e ardhshme mund të jetë dhe rikualifikimi i parkut të liqenit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›