Penalizimet që do merren kundrejt farmacive abuzive
03/04/2009 Farmacia nuk duhet të kalojë vlerën limit të rimbursimit mujor prej 1.5 milion lekësh për barnat e listës
Forcohen masat e kontrollit ndaj listës së rimbursimit. Në kontratat e reja që tashmë janë lidhur me subjektet farmaceutike në vend janë përcaktuar dhe sanksionet që do të zbatohen në rast se do të ketë devijime të neneve në kontratë. Abuzimet me shitjen e barnave do të ndëshkohen jo vetëm me anë të gjobave, por dhe me ndërprerje të kontratës për një periudhë të caktuar kohore (në varësi të dëmit të kryer). Në të gjitha kontratat me subjektet farmaceutike kërkohet dorëzimi i të dhënave për qarkullimin e barnave që rimbursohen (shitje, blerje) në mënyrë elektronike. Ndërsa për tregtim të barnave pa pullën e kontrollit/ sigurisë subjekteve farmaceutike të kontraktuara u ndërpritet kontrata, duke bërë propozimin tek organet kompetente për heqje licence.
Gjobat
Sanksionet e përcaktuara në kontratë për rastet abuzive. Në rast se nga kontrollet me inventar që do të bëhen nga specialistët e sektorit përkatës të ISKSH-së do të rezultojnë që farmacitë kanë diferenca në plus, çka do të thotë se gjendja fizike e barnave të listës është më e madhe sesa ajo kontabël), farmacia duhet të paguajë masën e diferencës dhe për vlera mbi 200 000 lekë farmacisë do t’i ndërpritet kontrata për një periudhe 6-mujore. Për rastet e tjera, kur kontrollet me inventar do të zbulojnë diferenca në minus, të cilat nuk janë të justifikuara në (gjendja fizike e barnave të listës është më e vogël se ajo kontabël) në masën 300000 deri 700000 lekë (teksa një vit me parë kjo diferencë ka qenë më e lartë), atëherë farmacia gjobitet me 10000 lekë. Gjithashtu, nëse do të ketë diferenca mbi këtë vlerë, atëherë i ndërpritet kontrata për një periudhe 6-mujore, çka tregon se është forcuar më shumë kontrolli në këtë drejtim. Ndërkohë që farmacia nuk duhet të kalojë vlerën limit të rimbursimit mujor prej 1 500 000 lekë për barnat e listës që rimbursohen. Në qoftë se tejkalohet ky limit, farmacisë do t’i rimbursohet vetëm 2 për qind mbi këtë. Lidhja kontratës me depot e barnave është tepër e rëndësishme për të realizuar kontrollin e mbyllur të shitjes (qarkullimit) së barnave të listës së barnave që rimbursohen.
Përjashtimi
Këtë vit nuk është lejuar lidhja e kontratave apo e subjekteve farmaceutike kur farmacisë apo drejtuesit teknikë të saj si dhe pronarit në periudhat që i përkasin dy kontratave të njëpasnjëshme të mëparshme i është zgjidhur kontrata në më shumë se një herë për faturë apo recetë fiktive si dhe për mungesë të drejtuesit teknik apo të farmacistit të lartë të punësuar.