Statuti mban peng rregulloret e fakulteteve, kërkohet miratimi urgjent
03/04/2009 Rrokaj: Është shkelur autonomia e universiteteve dhe ligji i arsimit të lartë
Fakultetet ankohen se pengohet procesi i hartimit të rregulloreve funksionuese. Strukturat përbërëse të Universitetit të Tiranës kanë kërkuar që të miratohet me urgjencë statuti i UT-së, në mënyrë që të aprovohen dhe rregulloret, mbi bazën e të cilave përcaktohet ecuria e këtyre institucioneve. Senati i UT-së në mbledhjen e zhvilluar gjatë javës së shkuar ka marrë vendimin që ta kthejë rregulloren në MASH për diskutim, pasi ngarkesa mësimore që u caktohej pedagogëve ishte e papërballueshme, udhëzim të cilin ajo duhet ta ndryshojë.
Dekani i fakultetit të Histori-Filologjisë Shezai Rrokaj ka pohuar gjatë ditës së djeshme se ky status duhet të miratohet urgjentisht, pasi si pasojë e tij ka mbetur peng hartimi i rregulloreve të fakulteteve. "Statuti është një akt normativ, për hartimin e të cilit të drejtën ekskluzive e ka Senati i Universitetit të Tiranës. Kthimi i statutit qëllimisht dy muaj fiks pasi ai është dërguar për t’u miratuar, mua më duket se është një dorë e qëllimshme", - është shprehur Rrokaj. Problematika kryesore se pse ky statut është kthyer ka qenë ajo e ngarkesës mësimore të përcaktuar për pedagogët. Sipas Rrokajt, me këtë ngarkesë aktuale, ku një pedagogu i duhet të punojnë rreth 8 orë në auditor, është shkelur autonomia dhe ligji i arsimit të lartë. "Kushtet janë të tilla që nuk mund të qëndrojnë profesorët 8 orë në punë, sepse ata janë krijuesit. Është bërë një gafë e madhe, që cenon drejtpërsë drejti autonominë. Duhet ta dini që ligji i arsimit të lartë parashikon 6 orë në auditor", - ka përfunduar dekani. Kjo ngarkesë rezulton të jetë më e larta sesa norma e përcaktuar nga vetë ligji i arsimit të lartë, ndërkohë që një pedagogu përveç orëve të mësimit çdo ditë në auditor duhet të merret dhe me udhëheqjen e diplomave e orë të tjera shtesë të kërkimeve. Fakultet kërkojnë që ky ngërç të zgjidhet sa më parë, kjo pasi fakultetet nuk mund të funksionojnë ashtu siç duhet për shkak të mospasjes së rregulloreve për funksionimin e tyre. Pavarësisht këtyre deklaratave, nga Ministria e Arsimit ende nuk ka një reagim zyrtar se si do të procedohet më tej dhe nëse do të ketë ndryshime në lidhje me ngarkesën e mësimore që do të kenë stafet akademike në auditorë.
Ngarkesa
Statuti, i mbështetur dhe në ligjin e arsimit të lartë, përcakton se “mësimdhënia është detyrim, më së paku 6 orë mësim në javë në auditor për të gjithë personelin akademik. Ngarkesa e plotë për personelin akademik përcaktohet me udhëzim të ministrit të Arsimit dhe të Shkencës. Njëkohësisht personelit akademik i njihet e drejta e pagesës së orëve të realizuara mbi normën, sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi. Në UT koha javore e punës është jo më pak se 40 orë; koha ditore e punës nuk është më shumë se 8 orë. Koha konkrete e punës caktohet me kontratën kolektive. Pushimi vjetor për punonjësit mësimorë shkencorë është 12 ditë pushim i zakonshëm.”