Klinikat dentare nuk ofrojnë siguri maksimale
Klinikat dentare nuk ofrojnë siguri maksimale për shëndetin e pacientëve. Gjatë mjekimit të dhëmbëve ekziston mundësia e marrjes së hepatiteve apo viruseve të rrezikshëm sic është Hiv-i, për shkak se sterilizimi i pajisjeve dhe instrumentave nuk kryhet si duhet. Urdhëri i mjekut publikon rapotin e një studimi të kryer në klinikat dentare të qarkut të Tiranës, ku dhe del se problem kryesor mbetet mungesa e energjisë elektrike. Shoqata e stomatologjisë ngre një tjetër shqetësim për klinikat dentare. Duke t'u referuar të njëjtit studim del se, në mbi 60 kabinete dentare, 1/3 janë të palicensuara. Pavarësisht këtij studimi, i cili përfshin vetëm një hapësirë të kufizuar ku zhvillojnë aktivitetin klinikat dentare, në rang vendi nuk dihet zyrtarisht se sa është numri i klinikave të licensuara dhe atyre të palicensuara gjithashtu.