E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreth 30 për qind e raporteve për KEMP jepen pa kritere

03/04/2009  Përfitimet për invalidët

Pjesa dërrmuese e personave që pajisen me raportet e komisionit të verifikimit të aftësisë së kufizuar nuk përfshihen në skemën e sigurimit të pensioneve, sepse nuk plotësohen kriteret për përfitimin. Ekspertët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore pohojnë se 30 për qind e këtyre raporteve jepen pa kritere, çka do të thotë se këta individë nuk mund të jenë përfitues. Konkretisht personat invalidë që kanë derdhur ose paguajnë sigurimet shoqërore, për të përfituar pension invaliditeti duhet të marrin raportin mjekësor të lëshuar nga mjekët specialistë pranë komisioneve përkatëse. Ekspertët e drejtorisë për përfitimet shoqërore në Institutin e Sigurimeve Shoqërore pohojnë se rreth 30 për qind e raporteve mjekësore për KEMP refuzohen prej komisioneve të ngritura në degët e sigurimeve shoqërore, pasi janë të pavlefshme. Ndërkohë pas rishikimit çdo vit në komisionin pranë sigurimeve shoqërore 700 deri në 800 persona dalin nga skema e trajtimit, pasi rifitojnë aftësinë e humbur. Rreth 46 mijë persona në vendin tonë përfitojnë pension invaliditeti prej Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Këtu nuk futen individët e pasiguruar, edhe pse mund të sëmuren ose aksidentohen në punë. Ndërkohë kjo etiketohet si kompetencë e Shërbimit Social Shtetëror.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›