E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën

Në selinë e OKB-së në Nju Jork ka filluar sot seanca për pavarësinë e Kosovës. Në këtë takim marrin pjesë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, homologu i tij serb Vuk Jeremiç dhe shefi i UNMIK-ut Lamberto Zanier.
Prishtina dhe Beogradi kanë paralajmëruar se do të mbrojnë qëndrimet e tyre për statusin e Kosovës.
Një vëmendje e posaçme në prag të takimit i është kushtuar edhe mundësisë së dialogut të ri mes Prishtinës dhe Beogradit.
Burimet diplomatike në Bruksel thonë se do të jetë shumë vështirë që rekomandimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të hapë mundësinë e dialogut të ri për statusin e Kosovës.
Vështirë se do të krijohen kushtet edhe për nxjerrjen e një rezolute të re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, u tha në Bruksel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›