E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtëpia e Bardhë sërish e shqetësuar rreth Iranit

Uashingtoni dhe partnerët e tij mbeten thellësisht të shqetësuar rreth programeve bërthamore të Iranit.
Kështu është shprehur zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs duke theksuar se SHBA-ja është e shqetësuar rreth programeve bërthamore të Iranit megjithëse mund të jetë një hap pozitiv për Teheranin që të transferojë uraniumin e papasuruar jashtë vendit.
"Irani duhet të marrë masat e nevojshme për të siguruar bashkësinë ndërkombëtare se programi bërthamor që po zhvillon është vetëm për qëllime paqësore", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›