E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: I kënaqur me bashkëpunimin me EULEX-in

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i kënaqur për bashkëpunimin mes qeverisë së tij dhe misionit EULEX.

Deklaratën e tij Thacçi e bëri gjatë një takimi me kreun e misionit evropian për rendin dhe ligjin Yves de Kermabon, i cili shoqërohej nga shefi i seksionit të drejtësisë në EULEX, Alberto Perduca.

"Jam shumë i kënaqur me bashkëpunimin ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe EULEX-it. Falenderoj zotin Perduca për kontributin e tij personal, vecanërisht për bashkëpunimin e tij me Ministrinë e Drejtësisë", ka deklaruar Thaçi.

Duket se kryeministri ka ndërruar qëndrim përsa i përket misionit evropian, të cilin pak ditë më parë e kritikoi ashpër për bastisjen e Ministrisë së Transporteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›