E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heg: Të rrisim bashkëpunimin për anëtarësimin e Ballkanit në BE

Britania planifikon të rimarrë nga Bashkimi Evropian disa nga kompetencat në fushën e drejtësisë, në politikat sociale dhe çështjet e punësimit, deklaroi ministri i Jashtëm britanik, Uilliam Heg.
Partia Konservatore, e sapoardhur në pushtet në Britani, ka qenë një dyshuese e përhershme ndaj Bashkimit Evropian. Liberal-demokratët, partneri i konservatorëve në koalicionin qeverisës, njihen për fymën pro-evropiane. Megjithatë Heg theksoi se ka një numër çështjesh ku kërkohet forcimi i bashkëpunimit të Britanisë me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian. "Duhet të punojmë së bashku në çështjet me të cilat përballemi në shekullin e 21-të, përfshi luftën kundër ndryshimeve klimatike, luftën kundër varfërisë dhe sigurimin e burimeve energjitike", ka pohuar Heg.
Zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit dhe Turqinë është një tjetër temë ku duhet të rrisim bashkëpunimin, deklaroi Heg për mediat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›