Fillon tensioni i Milanit pa u çelur ende merkato e janarit
Milano - Humbja e turpshme me Palermon ka shfaqur shumë pikpyetje në ambientet kuqezi të Milanit. Drejtuesit janë dukë bërë disa bilance me lojtarët që kanë afruar në merkaton e verës, dhe në të njëjtën kohë janë duke menduar për ndonjë përforcim në janar.
“Senatorët” ndodhen në krizë, publikon sot e përditshmja italianë La Stampa, vetëm Ronaldinjo nuk i mjafton Ançelotit. Kujtojmë që braziliani humbi një penallti në pjesën e parë, dhe goditi një traversë nga një goditje dënimi e ekzekutuar me mjaft mjeshtëri. Në pjesën e dytë kuqezinjtrë pësuan tre gola të rrufëshëm duke u treguar të përgjumur. Ronaldinjo ishte i vetmi që po tregonte dëshirë për të ndryshuar rezultatin, ndërsa të tjerët dukeshin si të dalë jashtë orbite.
Ançeloti është duke vuajtur edhe dëmtimin e Borrielos, i cili po gëzonte një formë të shkëlqyer, dhe është sulmuesi që ka luajtur më shumë minuta pas Patos në këtë kampionat. Me pikatore janë aktivizimet e Shevçenkos, i cili deri tani mund të quhet një dështim i Milanit në merkato.
Megjithatë, problemet më emergjente të Milanit janë në mbrojtje, pasi “senatorët” nuk garantojnë dot vazhdimësi në këtë kompeticion. Nesta ndodhet i dëmtuar dhe mund t’i nënshtrohet një operacioni. Maldini në të shumtën e rasteve nuk aktivizohet dot, ndërsa blerja e re, Senderos, nuk e ka gjetur dot veten pas dëmtimit të pësuar.
Për merkaton e janarit kuqezinjtë janë duke menduar për Tiago Silvën dhe Galasin për mbrojtjuen. Afrimi i lojtarëve është mëse i mundshëm, pasi brazilianit po i afron skadimi i kontratës me Fluminensen, ndërsa francezi ka shfaqur probleme me klubin e Arsenalit, ku i është hequr edhe shiriti i kapitenit.