Reali i Madrit arrin të sigurojë shërbimet e holandezit Huntelari
Madrid - Reali i Madridit arriti një marrëveshje me klubin e Ajaksit për transferimin e sulmuesit Huntelar në Madrid, gjatë merkatos së janarit. Marrëveshja është arritur mbrëmë vonë, dhe sipas të përditshmes Marca, futbollistit do t’i jepet mundësia për të luajtur në Ligën e Kampioneve.
Futbollisti tashmë ndjehet i qetë, pasi po merr dhuratën më të bukur për Vitin e Ri, Realin e Madridit. Huntelar do të zëvëndësojë “makinën e golave”, Rud van Nilsteroin, i cili është i dëmtuar, dhe do të mungojë deri në fundin e sezonit. Me blerjen e holandezit, tashmë shuhen edhe zërat që flisnin për transferimin e mundshëm të disa futbollistëve tek Reali.