Berisha: Basha transparent
Tiranë (start)-Lidhur me çështjen më të përfolur të ditëve të fundit, atë të për ministrin e Punëve të Jashtme Lulzim Basha, ka reaguar edhe qeveria shqiptare. Në një prononcim për mediat, zëdhënësja e kryeministrit Sali Berisha, tha se Basha, gëzon mbështetje të plotë dhe vlerësimin më të madh të Kryeministrit të vendit, të qeverisë dhe mazhorancës qeverisëse, për punën e tij në drejtimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, për kontributin e dhënë në bashkëpunimin dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në institucionet Evropiane dhe Euroatlantike.
“Këto ditë Ministri Basha po përballet me një farsë akuzash politike të armiqve dhe kundërshtarëve të korridorit shqiptar, të cilët shohin fundin e tyre të pashmangshëm politik brenda pak muajve që na ndajnë nga inaugurimi i veprës së shekullit për shqiptarët”-theksoi zëdhënësja Juela Meçani.
Më tej, në emër të kryeministri Berisha, ajo tha se qeveria informon qytetarët shqiptarë se çdo akt ligjor apo vendim që lidhet me ndërtimin e korridorit rrugor Durrës-Kukës-Morinë, sipas saj, “është vetëm vendim i Këshillit të Ministrave dhe jo i ndonjë ministri apo zyrtari të veçantë”.
“Ministri Basha në detyrën e Ministrit të Punëve Publike, ka zbatuar me transparencë të plotë, me përgjegjshmëri të lartë dhe përkushtim të madh, vullnetin politik të Kryeministrit, qeverisë dhe mazhorancës për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë, si dhe të gjitha vendimet e Këshillit të Ministrave për korridorin shqiptar, të cilat janë marrë në përputhje të plotë me ligjet e vendit”-vijoi më tej ajo.
Duke akuzuar të majtën për bllokimin e ndërtimit të projektit më të rëndësishëm për Shqipërinë, i quajtur si projekti i shekullit, Meçani tha se qeveria, garanton qytetarët shqiptarë se ajo ka qenë dhe do të mbetet e përkushtuar totalisht dhe tërësisht e hapur dhe transparente ndaj tyre, ndaj ligjit dhe institucioneve të këtij vendi, në çdo akt, vendim dhe veprim të saj. Korridori shqiptar do të inagurohet në qershor 2009.