E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon tryeza Topi-Berisha-Rama, mbërrijnë në Presidencë palët e negociatave

Tiranë, 13 shkurt, NOA Update Sapo kanë mbërritur
në selinë e Presidencës, palët negociatore të dy kampeve kryesore të politikës
në vend, të ftuara nga kreu i shtetit, Bamit Topi në një tryezë të përbashkët,
në funksion të zgjidhjes së krizës politike në vend.

Nga njëra anë, është delegacioni i mazhorancës
i përfaqësuar në tryezën e dialogut përmes kryeministrit Sali Berisha dhe kreut
të grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi; kurse delegacioni i opozitës përfaqësohet
nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kreu i Asamblesë Kombëtare të
kësaj partie, Gramoz Ruçi.

Të dyja palët, sapo kanë shkuar në Presidencë
dhe pritet të nisin menjëherë bisedimet në kuadrin e zgjidhjes së krizës politike
në vend.

Ndërkaq, vetëm pak minuta më parë, u bë
publikisht i ditur fakti se Partia Socialiste i ka dërguar presidentit Topi një
memorandum për zgjidhjen e krizës politike aktuale në vend.

Brenda këtij dokumenti, kjo forcë politike
shpreh vullnetin e saj për zgjidhjen e krizës së krijuar, të cilën e ka
argumentuar se u shkaktuar nga deformimi i votës së sovranit gjatë procesit të
28 qershorit.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›