E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanoset me armë një adoleshent tropojan

Shkodër, 12 Shkurt NOA Një djalë i mitur u
rrezikua pasi u kanos me armë zjarri nga një i ri shkodran, pas një konflikti për
motive të dobëta, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

E. P., vjeç 17, lindur në Tropojë dhe banues në
lagjen Daniel Matlia të qytetit Shkodër, është kërcënuare me pistoletë nga
26-vjeçari  Fasli Dini, lindur në Berat dhe banues në të njëjtën lagje me
prenë e tij.

I dyshuari është arrestuar në kohë, pa
precipituar ngjarja, bën të ditur policia dhe akuzohet tani për veprat
penale të Kanosje serioze për vrasje dhe Mbajtje pa leje të
armeve luftarake dhe municioneve.

r.d/r.b/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›