E Diel, 1 Nëntor 2026

Filluan regjistrimet në Shqipëri dhe Maqedoni

Nga Express më 01 tetor 2011 në ora 12:52

I shumëdebatuar për shkak të kundërshtimeve që hasi, por qeveria e Shqipërisë e filloim procesin e regjistrimit të popullsisë në mbarë vendin.

Edhe pse 1 tetori ishte ditë e shtunë, pra ditë pushimi zyrtar për administratën, 15.000 regjistruesit zyrtarë, të trajnuar nga Instituti i Statistikave, do të trokasin në dyert e shqiptarëve për të filluar procesin e regjistrimit. Procesi do të zgjasë deri më 21 tetor.

Ndërsa ministri i Inovacionit, njëkohësisht kryetrari i Komisionit Qendror të Regjistrimit, Genc Pollo, i bëri apel qytetarëve të marrin pjesë në këtë proces, duke i kërkuar qytetarëve të anashkalojnë thirrjet kundër këtij procesi.

Censusi i cili llogaritet i 11-ti pas shpalljes së pavarësisë, do të kushtojë 14 milionë euro.

Regjistrimi popullsisë filloi edhe në Maqedoni, regjistrim ky i cili do të zgjatë 15 ditë.

Operacioni i numërimit nis pas shumë problemeve dhe mosmarrëveshjeve në kuadër të Komisionit Shtetëror të Regjistrimit (KSHR), ku pasuan dorëheqjet e kryetares Vesna Janevska dhe para saj dorëheqja e nënkryetarit Abdulmenaf Bexheti dhe një anëtari tjetër shqiptar.

Pas dorëheqjeve të tyre, qeveria emëroi Slobodanka Gievsken për kryetare të KSHR-së, ndërsa ish-ministrin e shëndetësisë Bujar Osmani për nënkryetar të këtij komisioni.

Gjithashtu janë zgjedhur edhe anëtarë të ri të këtij komisioni, ndër të cilët edhe ish-udhëheqësi i Lëvizjes “ZGJOHU!”, Artan Grubi, por që tani i radhitur përkrahë BDI.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›