E Shtunë, 31 Tetor 2026

Film-noir spanjoll

Në Akademinë Marubi, një tjetër mundësi iu jepet kinofilëve. Antonio Weinrichter López, profesor dhe kritik spanjoll i kinemasë, mban një cikël leksionesh mbi Film-Noir Spanjoll.

Fillon sonte, ora 18.00, me masterclass-in mbi kinemanë eksperimentale duke marrë në analizë Fausto 5.0 i regjisorëve Alex Ollé, Isidro Ortiz, Carles Padrissa, viti 2001, 93 min. Takimi organizohet në bashkëpunim me Ambasadën e Spanjës në Shqipëri.

Siç është njoftuar tashmë, Marubi ka nesër, ora 14.30, një të ftuar jo të zakonshëm: regjisorin italian Marco Bellocchio.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›