E Diel, 1 Nëntor 2026

Film për radikalizmin islamik, YouTube bllokon viedon për Profetin Muhamed

SHBA- YouTube ka bllokuar një video, ku sulmohet profeti Muhamed, në Egjipt dhe Libi, vende ku kanë shpërthyer protesta vrasëse për filmin e cilësuar antiislam.

Myslimanët ulrtakonservaitvë të zemëruar me videon sulmuan Ambasadën Amerikane në Kajro të martën dhe zëvendësuan flamurin amerikan me atë islamik.

Më vonë të martën protestuesit në Libi dogjën Konsullatën Amerikane në qytetin libian Bengazi, duke vrarë ambasadorin e SHBA-ve atje dhe tre anëtarë të stafit të tij.

“Pafajësia e Myslimanëve” apo ndryshme “Filmi për Profetin Muhamed”, është një film 14 minutësh me buxhet të vogël, i cili e përshkruan Profetin Muhamed si një feminist që aprovon edhe abuzimin seksual të fëmijës. Por për myslimanët çfarëdolloj mënyre e përshkrimit të Profetit është fyese.

“Ne po punojmë të krijojmë një komuniet ku të gjithë mund ta gezojnë dhe të jetë në gjendje të mbajë opinionet e ndryshme të njerëzve. Kjo është një sfidë pasi kur diçka është ‘OK’ në një shtet s’është për një tjetër. Kjo video është brenda udhëzimeve tona dhe kështu do të qëndrojë në YouTube, por duke parë situatën e vështirë në Libi dhe Egjipt do ta kufizojmë përkohësisht. Zemrat tona janë me familjet e personave të vrarë në sulmin e djeshëm në Libi”,-tha YouTube në një deklaratë.

Misteri mbi njeriun që thotë se ai është përgjegjës për një film që vë në tallje Profetin Muhamed po ngre pyetje në lidhje me gjithçka, që nga identiteti i tij e deri tek produksioni filmik. Përmes telefonatave me agjencitë e lajmeve, burri i identifikuar si Sam Bacicle thotë se ai është personi që ka realizuar filmin që tronditi botën myslimane.

Në një interviste me ‘The Wall Street Journal’, 52-vjeçari izraelito-amerikan thotë se është një sipërmarrës i pasurive të paluajtshme në Kaliforni. ”Islami është një kancer. Filmi është një film politik. Ky nuk është një film fetar”,-tha ai. Teksa tha se ishte mbështetur nga donatorë hebrenj, të cilët kontribuan 5.000.000 $ për të bërë filmin.

Nga ana tjetër, siç raporton sot CNN-ni, Ministria e Jashtme Izraelite tha se s’ka asnjë shtetas të saj të identifikuar si Sam Bacile. ”Burri është tërësisht anonim. Në këtë pikë askush s’mund të vërtetojë nëse ka shtetësi izraelite”,-tha zëdhënësi i ministrisë Yigal Palmor.

Sakaq disa aktivistë i thanë CNN-it se ata kanë folur me të sot në mëngjes dhe se Sam Bacile është shumë i shqetësuar me atë çfarë ndodhi me Ambasadorin. Mediat mendojnë se emri Sam Bacile është vetëm një pseudonim.

Një aktore në film, e cila nuk do të identifikohet, tha e transkripti origjinal nuk përfshinte një karakter të Profetit Muhamed. Ajo tha se së bashku me aktorët e tjerë janë të shqetësuar se linjat e tyre ishin ndryshuar. Sipas saj pasi foli me prodhuesin Sam Bacile mori përgjigjen se ai e kishte shkruar pjesën për të bërë që myslimanët të ndalojnë së vrari.

“Se kisha idenë ç’po bënte”. Një anëtar i stafit të prodhimit i cili ka punuar në film dhe ka një kopje të shkrimit origjinal ka vërtetuar deklaratat e gruas. Filmi u shfaq në muajin qershor në një teatër të pazbuluar dhe tërhoqi vetëm 10 shikues, sipas raportëve të “The Los Angeles Times”. Pastaj filmi u quajt “Pafajësia e Bin Ladenit” dhe po sipas “Los Angeles Times” filmi u shfaq në Hollywood me shpresën për të tërhequr ekstremistët islamikë.

Dorina Bilbili/IDEA/

Kjo është një pjesë nga filmi:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›