E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehet uji i pijshëm në tre fshatra të Matit, mungonte prej 3 dekadash

Mat- Pas më shumë se 30 vitesh është rikthyer uji në tre fshatra të komunës Komes të rrethit të Matit tashmë mund të furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë duke përfituar 2 mijë banorë.

Fondi i Zhvillimit Shqiptar përmes një financimi të Bankës Gjermane, me vlerë 830 mijë euro ka ndërtuar një ujësjellës i cili furnizon Frankthin, Baterin e Madh dhe Baterin e Vogël.

Banorët gjatë tre dekadave kishin hapur puse për të siguruar ujin e pijshëm por një metodë e tillë rrezikonte shëndetin e tyre për shkak të kushteve të keqia të higjienës.

Sakaq nga komuna mësohet se punimet e ujësjellësit janë të standartëve të duhura teksa njofton se do të nisë lidhja e kontratave me banorët. Nga ana e tyre banorët e kanë përshëndetur ujësjellësin e ri, i cili është kërkuar prej vitesh nga ana e tyre.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›