Tiranë, disa të arrestuar për vepra të ndryshme penale
Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e disa personave për vepra të ndryshme penale.
Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të operacionit të koduar "Kartmonedha" u bë i mundur arrestimi i shtetasve Blerim Ahmet Xhepa, 29 vjeç dhe Armando Mehmet Lamuça, 20 vjeç, të dy banues në Kombinat.
Sipas policisë arrestimi i tyre u bë sepse me date 12.09.2012, rreth orës 12.30 në qendër Kombinat janë kapur në flagrancë pasi në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë përdorur 2 kartmonedha 50 Euro të dyshuara si të fallsifikuara, te cilat u sekuestruan ne cilesine e proves materiale.
Gjithashtu policia ka arrestuar edhe 41-vjeçarin Florin Ferit Gjuta, pasi akuzohet se ka dëmtuar muret e tre apartamenteve të një pallati në rrugën "3 Vëllezrit Kondi" si ka kanosur investitorët e pallatit.
Policia e kryeqytetit gjithashtu ka bërë të mundur arrestimin e një të kërkuari për falsifikim dokumentash. Sipas policisë është arrestuar 62-vjeçari Tahir Mahja, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 10 ditë burg dhe 200.000 lekë gjobë për veprën penale të "Fallsifikimit të dokumentave".