Mandati i kryeprokurores, Halimi: Në bazë të Kushtetutës

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka deklaruar sot se përfundimi i mandatit të kryeprokuroses do të bëhet në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë. I pyetur në lidhje me deklaratat e ambasadorit të OSBE-së Eugen Wollfath se mandati i prokurorit të përgjithëshëm përfundon në majt të vitit 2013, ministri Halimi iu përgjigj shkurt se Kushtetua është e qartë dhe nuk do të bëhet asnjë në kundërshtim me të.
Ndërsa ka firmosur një memorandum bashkëpunimi me nënkryetarin e KLD-së Elvis Cefa "Për shmangien e mbivendosjes së kompetencave në Inspektimin Gjyqësor", Halimi theksoi gjithashtu se është e rëndësishme monitorimi i gjyqtarëve të ndershëm dhe të aftë nga të paaftët si dhe të bëhet i mundur evidentimi i këtyre rasteve.
"Me anë të këtij dokumenti mes dy institucioneve të rëndësishme marrim përsipër të përmirësojmë procesin e monitorimit të sistemit të drejtësisë. Sistemi i drejtësisë ka nevojë për paanshmëri dhe pavarësi po aq sa edhe për rritje së përgjegjësisë së gjyqtarëve para ligjit, po aq edhe rritje të aksesit të publikut në sistemin e drejtësisë dhe transparencë të gjithë procesit gjyqësor në mënyë që qytetarët të kthejnë besimin tek drejtësia" shtoi më tej Halimi.
Memorandumi mes Ministrisë së Drejtësisë dhe KLD-së do të bëjë të mundur rritjen e eficencës së dy inspektoriateve dhe një bashkëpunim më të gjerë me njëri-tjetrin Sipas ministrit Halimi nga sot mbivendosja e punës së dy inpektoriateve, do të jetë zero ndërsa ka shtuar se në bazë të këtij memorandumi përmbushet edhe një nga kriteret e kërkuara nga Bashkimi Europian dhe konkretish kriteri I 7-të për forcimin e shtetit të së drejtës.