Alibeaj Komisioni per reformen seshte bipartizan
“Puna në komisionin e reformës zgjedhore ka nisur me këmbë të mbarë dhe ky komision nuk është bipartizan”, kështu ka deklaruar në studion e Abc news Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj.
“Komisioni për reformën s’është bipartizan, komisioni ka argument rekomandimet e OSBE. Partitë e vogla kanë merakun e sistemit. E rëndësishmë është sesi vota do të numërohet. Tashmë Komisioni i Reformës ka filluar të punojë dhe kërkohen sofistikime teknike të sistemit. Duhet një sistem që garanton qëndrueshmëri në qeverisje”, është shprehur deputeti demokrat.
Alibeaj ka folur edhe për zgjedhjen e Bujar Leskajt në krye të KLSH-së, duke pranuar votën e tij pro Leskajt dhe duke kritikuar mënyrën e përzgjdhjes së kandidaturave nga ana e presidentit që sipas tij shpërfilli Kushtetutën. Deputeti demokrat Alibeaj lidhur me zgjedhjen e Avokatit të Popullit nga PS tha se veprimet e Ramës për Avokatin e Popullit janë hipokrizi.