Filmat pjesëmarrës zbardhin konfliktet e gadishullit
POGRADEC-Në sallën e shfaqjeve të Pallatit të Kulturës "Lasgush Poradeci" në Pogradec është çelur Festivali Ballkanik i Filmit. Janë 9 shtete ballkanike pjesëmarrëse në këtë festival: Shqipëria, Kroacia, Rumania, Bullgaria, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Greqia, si dhe janë 63 filma që do të shfaqen nga data 29 gusht deri më 4 shtator. Në program ka filma me metrazh të shkurtër e të mesëm, si edhe filma artistikë me metrazh të gjatë. Çdo shtet pjesëmarrës në këtë festival ka sjellë filma dhe dokumentarë me probleme të Ballkanit, konfliktet e tij në shekuj. Ky gadishull ka prodhuar më tepër histori sesa mund të konsumojë, gjë e cila ka sjellë shumë drama dhe konflikte të përgjakshme. Presidenti i Festivalit, Esat Mysliu që ka çelur këtë eveniment, ka theksuar se Pogradeci me bukuritë që ka dhe kulturën që mbart ky qytet, e meritonte këtë festival, i cili padyshim që do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme. Më pas ka përshëndetur kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi, i cili ka theksuar se "Pogradecit, këtij qyteti të luleve i shtohet edhe një lule tjetër, 'Festivali ballkanik', që ne premtojmë se nuk do të jetë vetëm këtë vit, por do të ketë vazhdimësi dhe Pogradeci do të jetë qyteti mikpritës i këtij festivali". Shqipëria, si film kryesor që konkurron në këtë festival ka atë me titull "Amnistia", me regji dhe skenar të Bujar Alimanit e që për koincidencë është xhiruar në qytetin e Pogradecit. Nga ana tjetër, Serbia do të paraqitet me filmin me metrazh të gjatë "Kinema Komuniste", ndërsa Kroacia me filmin "Borderpost". Më tej kemi nga Rumania "Europolis", nga Bullgaria "Litle predators", nga Bosnjë-Hercegovina "Night Guards" etj. Regjisori Eno Milkani, një nga organizatorët e këtij festivali, ka thënë për "Gazetën Shqiptare" se "e organizojmë këtë festival ballkanik për të njohur më mirë njëri-tjetrin që e kemi pranë. Kemi shumë shqetësime të njëjta".
Amnistia
"Amnistia" e Alimanit kthehet në Pogradec, aty ku edhe lindën skenat. E nëse në fillim në këtë qytet u bën xhirimet, këtë herë Alimani e filmi i tij vijnë për të konkurruar. I pyetur nga Gazeta jonë, regjisori tha se "kemi ardhur në Pogradec pas xhirimit të këtij filmi dhe ndihemi komodë sepse jemi kthyer aty ku xhiruam, ndaj mendoj se do të ketë një impakt të veçantë". Një nga aktoret kryesore të filmit, Luli Bitri u shpreh se ka punuar me këmbëngulje që personazhin kryesor të Elsës ta nxjerrë në një nivel sa më të lartë. "Ky personazh më ka pëlqyer që në skenar dhe jam munduar të sjell një grua të thjeshtë që mbart vlera dhe nuk bëhet pis në veset e kohës. Është një grua që nuk njeh veten e saj, që nuk ka jetuar adoleshencën e saj", - ka thënë ajo. Elsa e "Amnistisë" ka dy djem dhe jeton me vjehrrin, pasi i shoqi është në burg. E thënë në mënyrë figurative, një grua në autobus në kërkim të një jete më të mirë. Kur ajo 'përplaset' tek dera e burgut ku ndodhet i shoqi, me një burrë që vinte të takonte edhe ky gruan e tij atje, ajo fillon të rilindë. E kupton se jeta e saj ende nuk ka mbaruar. Por vjen një "Amnisti" dhe ata bashkohen me bashkëshortët e tyre të mëparshëm. Nga ana tjetër, burri nga Tirana vjen e kërkon atë, sepse nuk e heq dot nga mendja. Deri sa ndodh tragjedia...Vjehrri e kishte kuptuar lidhjen e nuses me burrin tjetër, por hesht se kërkon ta mbajë familjen bashkë, ama kur e sheh se lidhja e nuses së tij është e fortë, i vret të dy me çifte. Roli i vjehrrit interpretohet mjeshtërisht nga Todi Llupi. Një fakt që të bie në sy është se aktorët dhe regjisori janë emigrantë në Greqi dhe Itali. "Vetëm ne, - thotë regjisori Bujar Alimani, - mund ta shohim Shqipërinë me syrin që është realisht. Ju që jetoni këtu, jeni të ambientuar. Ne jemi si një filtër që sjellim diçka sa më realiste, pasi Shqipërinë e shohim në optikën tonë pa lustra". Ai e konsideron veten dhe kolegët si "një pemë e shkulur që jemi mbjellë në një truall tjetër, në atë të emigracionit. Gjithsesi, dashuria për atdheun tonë është si një puls çdo çast brenda nesh dhe rreh përherë". Aktori Karafil Shenaj thekson se janë përpjekur që në një sfond social të sjellin të gjitha hallet që ka vendi ynë.
Festivali
Ky aktivitet u çel me një dokumentar për qytetin e Pogradecit, një krijim artistik i skenaristit Fatos Baxhaku dhe kineastit të ri, Eno Milkani. Në këtë festival konkurrojnë 60 filma e dokumentarë, prodhime të artistëve të 9 vendeve të Ballkanit. "Në këta filma do të shohim që edhe Ballkani, pak a shumë ka të njëjtat probleme, drama, siç kemi edhe ne", - tha Milkani. Festivali, me mbështetjen e Bashkisë po ndërthuret me artin e kulinarisë nga 9 vendet pjesëmarrëse. Banorët e Pogradecit dhe mjaft turistë vendas e të huaj që janë duke kaluar pushimet aty, kanë mundësinë të shijojnë gatimet tradicionale të vendeve të Ballkanit.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)