Goethe para Einsteinit
Shkrimtari dhe filozofi gjerman, Johann Goethe, rezulton të jetë gjermani më rëndësishëm i të gjitha kohërave.
Goethe (1749-1832), në mesin e veprave të të cilit janë edhe “Fausti’ dhe “Vuajtjet e Verterit të ri”, sipas anketës së gazetës gjermane ‘Bild’, është më i popullarizuar sesa kancelari i parë gjerman i pasluftës Konrad Adenauer (1876-1967) dhe se babai i teorisë së relativitetit, Albert Einstein(1879-1955).
Dy personat e vetëm të gjallë që u gjendën në mesin dhjetë të parëve në listën e gjermanëve më të famshëm në histori janë "kancelari i bashkimit" Helmut Kohl, i cili ishte në pushtet ndërmjet viteve 1982 dhe 1998 dhe të cilit i takoi vendi i pestë, dhe kancelari tjetër i njohur gjerman, Helmut Schmit, i cili i priu Gjermanisë perëndimore mes viteve 1974 dhe 1982, i cili u radhit ë shtati në listë.
Anketën për gazetën ‘Bild’ e bëri Instituti Forsa, dhe në të morën pjesë 2,000 të anketuar.