Sacha Baron Cohen bëhet diktatori
Nga Express më 31 gusht 2011 në ora 08:41
Xhirimet e filmit të ri të Sacha Baron Cohen, “Një diktator në New York”, janë duke u regjistruar nën pseudonimin “Finchley Dreams”.
Në filmin që do të dalë në maj të viti 2012, ish-Borat luan një karakter mes Saddam Hussein e Gheddafi. Fotot e tregojnë në uniformë ushtarake me gjoksin e mbuluar me medalje, flokë të trashë dhe mjekër e zezë.
“Diktatori” është frymëzuar në romanin “Zabiba e mbretit”, që i është atribuuar në Irak Saddam Husseinit dhe është publikuar në mënyrë të fshehtë në vitin 2000.