E Shtunë, 31 Tetor 2026

"E mjera" Anne Hathaway

Nga Express më 31 gusht 2011 në ora 08:39

Aktorja e njohur, Anne Hathaway, do të luaj në adaptimin e ri të vepër së Victor Hugo’s. Të Mjerët”, regjinë e të cilit do ta bëjë Tom Hooper.

Hooper, që është fitues i çmimit Oscar për filmin "The King’s Speech” (Fjalimi i Mbretit), do të bëjë regjinë e versionit filmik të romanit të Hugo’s nga viti 1862, i cili flet për problemet dhe kthimin e nderit të ish të burgosurit, Jean Valjean, i cili përndiqet nga polici i pamëshirshëm Javert.

Hathaway do të luaj rolin e Fantina’s, roli i Valjean i është besuar Hugh Jackman, ndërsa ai i policit Javert aktorit Rusell Crowe. Në rolet e tjera do të shfaqen Jefrey Rush dhe Helena Bonham Carter.

Ekranizimi i fundit i romanit “Të Mjerët” ishte ai i vitit 1998, në të cilin aktruan Liam Neeson, Geoffrey Rush, Uma Thurman, dhe Claire Danes.

Është interesant se Rush kishte luajtur edhe në atë version, rolin e policit Javert, ndërkohë që në versionin e ri do të luaj rolin e Thenardier.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›