Filmi "Mbaroi Lufta", historia e një emigranti nga Presheva
Filmi "Lufta mbaroi", një realizim nga regjisor, producentë dhe
skenarist maqedonas ku luajnë kryesisht aktorë shqiptarë, po merr pjesë
në një festival të Zvicrës dhe autorët e tij shpresojnë se do të mund
të paraqiten me këtë film edhe në festivalet e mëdha të Kanës dhe
Venecies. Filmi është një dramë që për protagonist kryesor një emigrant
nga rrethina e Preshevës i cili jeton në Zvicër. Fondet për këtë
realizim janë mundësuar nga institucionet maqedonase dhe zvicerane.
Filmi u xhirua nëpër lokalitete të Maqedonisë, në kufirin me Kosovën
dhe në Zvicër.